Milot Rashica e ndihmoi Besiktasin të siguronte tre pikë të rëndësishme.
Ylli kosovar shënoi në fitoren 2:0, ndaj Sivassporit, shkruan Arbresh.info.
Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur që jam në Besiktas. Jam i lumtur që shënova gol. Ishte e rëndësishme të marrim 3 pikë para tifozëve. Do të kthehemi edhe më të fortë pas pushimit ndërkombëtar. Ne po përmirësohemi çdo ditë. Përshtatja e lojtarëve të rinj po bëhet më e mirë me praktikën. Jemi vetëm në fillim. Do të bëjmë shumë më mirë”, tha fillimisht 27-vjeçari.
Rashica luajti për 63 minuta, teksa ishte autor i golit të dytë në këtë ndeshje – të shënuar në minutën e 40-të./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...