Milot Rashica nuk do të rikthehet te Norwich City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi kosovar iu bashkua gjigantit turk në muajin shtator nga skuadra angleze si huazim një vjeçar.
Megjithatë në Turqi u raportua se Norwich mund ta rikthejë atë në janar, për t’i ndihmuar klubit anglez të rikthehet në Ligën Premier.
Por huazimi i tij në Stamboll do të vazhdoj dhe këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber për mediat turke.
“Nuk është se e kam ndjekur Rashicën gjatë kësaj kohe. Por mund të them se huazimi i tij te Galatasaray do të jetë deri në qershor”.
“Në muajin qershor mund të flas për të dhe të ardhmen e tij”, ka deklaruar Webber.
Reprezentuesi kosovar pas një fillimi të vështirë në Turqi tani ka kthyer formën dhe ka zënë vendin e titullarit.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar dy gola e duke asistuar në tre të tjerë.
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...