Barcelona ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kontribut të madh në këtë fitore dha braziliani Raphinha që shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime, shkruan Arbresh.info.
Goli që shënoi braziliani u komentua shumë pasi u quajt si “vjedhje” ndaj Cubarsit.
Ai kërkoi falje pas ndeshjes kur u pyet nga gazetarët.
“I kërkova falje Cubarsít. E preka topin para se të kalonte vijën. I thashë të ishte i lumtur, do t’i numërohej si një asistim për të”, tha Raphinha duke qeshur.
Ai u tregua modest dhe theksoi do të jetë e vështirë ndeshja e kthimit pavarësisht rezulatit nga sfida e parë.
“Ky është roli im për ekipin, të shënoj gola. Nuk mund të them se jemi në gjysmëfinale. Ka mbetur edhe një lojë tjetër. Është gjithmonë e vështirë”.
“Ndeshja e radhës do të jetë shumë ndryshe. Përpara tifozëve të tyre ata do të jenë një ekip ndryshe me shumë cilësi”, tha Raphinha.
Ai tani ka 19 kontribute në gola në sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve, që përfshin 12 gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë