Ylli i Barcelonës, Raphinha është përballur me një kerkese të çuditshme nga një tifoz i skuadrës së tij, i cili donte të kishte një kujtim nga braziliani.
Barcelona arriti ta eliminojë Atletico Madridin pas fitores 1-0 mbrëmë (e mërkurë) në udhëtim apo me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga dy ndeshjet gjysmëfinale.
Ky triumf ia siguroi Blaugranëve kalimin në finalen e Copa del Rey, ku do të ndeshet me Real Madridin në El Clasico.
Pas ndeshjes, festa ishte e madhe tek kampi i Blaugranëve dhe këtë më së miri e tregon kërkesa e një tifozi ndaj Raphinhas.
Yllit brazilian iu kërkuan fashat që mbante në kyçin e dorës dhe përfundoi duke i dhënë ato, edhe pse nuk besonte në kërkesën e tyre.
Ky moment ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe tashmë është kthyer në diçka virale. /Telegrafi/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë