Mesfushori në largim nga Arsenalit, Aaron Ramsey do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj te Juventusi të dielën.
Ramsey do t’i bashkohet zyrtarisht Juventusit në fund të muajit të ardhshëm kur kontrata e tij me “Topçinjtë” të skadojë, transmeton portali arbresh.info.
Ai tashmë gjendet në Torino dhe pritet t’i bashkohet “Zonjë së Vjetër” në festën për titull në stadiumin Juventus të dielën.
Reprezentuesi uellsian është parë në rrugët e Torinos të premten nga një tifoz që edhe ka publikuar online në rrjete sociale një foto ‘selfie’ me të.
Ramsey do të jetë në bankina gjatë ndeshjes kundër Atalantas për të përshëndetur tifozët e rinj dhe do t’i bashkohet atyre në festën e tetë radhazi për titull në Serie A./arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...