Sergio Ramos mori dy karton të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja në humbjen e Real Madridit 2:1 kundër Gironës të dielën në La Liga.
Kjo nënkupton se kapiteni i Madridit do të mungojë kundër Levantes javën e ardhshme dhe do të luajë kundër Barcelonës pas dy javësh, më dy mars, transmeton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi spanjoll u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 63-të, kur e ndali topin me dorë në zonë duke shkaktuar penallti.
Të dytin, ai e mori në minutën e 89-të për shkak të një ndërhyrje të palejuar.
Ky ishte kartoni i 20 i kuq në La Liga për Ramosin, askush si ai në histori – i dyti prapa tij qëndron me 18.
Në përgjithësi, ishte përjashtimi i 25-të në karrierë për Ramosin.
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...