Google ADS

Ramos përgjigjet për të ardhmen e tij

10:41 | 15 Shkurt 2023
K.B

Sergio Ramos dhe ekipi i tij, Paris Saint Germain, pësuan humbje të martën në mbrëmje në 1/8 e finales të Champions League nga Bayern Munich, me rezultatin 0-1.

Mbrojtësi spanjoll krahas këtij takimi është pyetur edhe rreth të ardhmes së tij.

“Sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë, tash ndihem shumë mirë në aspektin fizik dhe psiqik, kjo është më e rëndësishmja. Nuk mendoj për të ardhmen. Do të shohim gjatë veres.”, tha Ramos për mediumin “RMC”.

36 vjeçari është pjesë e PSG nga korriku i vitit 2021, ndërsa kontrata me klubin francez i skadon më 30 qershor 2023.

Shpërndaje në rrjete sociale