Rahoveci 029 ka arritur fitore të madhe me rezultat 86-84, në luftë për mbijetesë ndaj Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.
Gjakovarët e nisën takimin në mënyrë të jashtëzakonshme duke e fituar pjesën e parë 26-48, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e tretë, Rahoveci filloi ringritjen.
‘Vreshtarët’ nuk u dorëzuan dhe në çerekun e fundit arriti rikthimin e madh nga -18. Në aksionin e fundit, Hellems tentoi ta fitojë ndeshjen për Vëllaznimin por nuk ia arriti dot.
Pullian shkëlqeu me 32 pikë, kurse Mccormick i pati 20 tjera. Për Vëllaznimin më i dalluari ishte Hellems me 21 pikë.
Sikurse Vëllaznimi ashtu edhe Rahoveci tashmë kanë nga gjashtë fitore dhe 13 humbje./Arbresh.info
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...