Rahoveci ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion nga dy ndeshje, ku të shtunën mbrëma në shtëpi e ka mundur Lipjanin me rezultat 96:63 (28:15, 21:17, 21:14, 26:17).
Vreshtarët kanë qenë më të mirë nga fillimi deri në fund dhe shënuan fitore të merituar, që ishte e dyta pas asaj ndaj Sigal Prishtinës, derisa për Lipjanin kjo ishte humbja e tretë nga tri takime të zhvilluara.
Javis Howard kishte 18 pikë e dhjetë kërcime për vendësit, derisa u ndihmua nga Arian Qallaku me 17 pikë dhe Lj Both me 15 pikë e nëntë kërcime.
Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey me 22 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime dhe Marquise Simuels me 22 pikë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...