Sipas raportimeve nga “ESPN”, Raheem Sterling tani është i vendosur të rifillojë bisedimet me Manchester United për rinovimin e kontratës.
Megjithëse nuk është caktuar afat përfundimtar për operacionin, “Citizens” shpresojnë të mbyllin marrëveshjen përpara se ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale.
Nga fundi i vitit 2021, Sterling dukej se po e humbiste pikën e tij në formacionin e Guardiolës. Ai filloi ndeshejt e dytë në pankinë për shkak të formës së tij të dobët para portës.
Me formën e tij tani të rikthyer, City kërkon të mbajë yllin e tyre në Etihad. Duke pasur parasysh situatën e tij, Sterling ishte i hapur një një largim nga klubi.
Pavarësisht se rinovimi po shkon drejt përfundimit, Barcelona, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë vigjilentë për situatën e tij. Të tre klubet janë të interesuara për nënshkrimin e tij për verën ose një fazë më të vonë në karrierën e tij.
Anësori anglez ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asistim në ligë këtë sezon. Përveç kësaj, ai ka luajtur tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Cityt, duke shënuar katër gola./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...