Vendimi i Mesut Ozil për t’u larguar nga kombëtarja gjermane e futbollit ka shkaktuar një debat të gjerë, jo vetëm në qarqet sportive, por edhe ato politike.
Së fundi diskutimi ka qenë në lidhje me marrëdhëniet e Gjermanisë me komunitetin e emigrantëve turq, të cilët janë në një numër të konsiderueshëm.
I pashmangshëm ka qenë edhe reagimi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi pikërisht një foto e tij me Ozilin para startit të botërorit, ndezi polemika të shumta ndaj fantazistit.
“Kam folur me Ozil mbrëmë dhe mund t’u them se qëndrimi i tij meriton nivelin më të lartë të admirimit. E vërteta është se kritikët e tij nuk mund të përtypin foton e Ozil me mua. Trajtimi racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për kombëtaren gjermane të futbollit, vetëm për shkak të fesë së tij, është i papranueshëm”, deklaroi Erdogan.
Më herët ishte polikani turk në Gjermani, Cem Ozdemir, ai që reagoi duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ky i fundit, me deklaratat e tij kishte nxitur reagime raciste ndaj Ozilit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...