Futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove ra pa ndjenja në fushë në sfidën me Interin dhe menjëherë u dërgua në spital pasi sihte në gjendje të rëndë.
Për fat të mirë aktualisht ai ka kaluar rrezikun për jetë dhe është duke u trajtuar në spital, shkruan Arbresh.info.
Disa minuta më parë me komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit ka dal edhe klubi i Fiorentinës.
“Bove mbërriti në gjendje të qëndrueshme hemodinamike dhe testet e para kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtime akute të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiopulmonar. Edoardo Bove do të rivlerësohet brenda 24 orëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e “Violas”.
Bove është 22-vjeçar dhe këtë sezon është transferuar nga Roma tek Fiorentina.
Kujtojmë se ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit është pezulluar dhe do të luhet në një ditë tjetër./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...