Qipro ka arritur të shënoj fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Lituaninë me rezultat 2-1.
Vendasit nisin ndeshjen shumë mirë duke realizuar në minutën e 18-të me anë të Kastanos, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë me të filluar pjesa e dytë, Gineitis i Lituanisë barazoi rezultatin në 1-1.
Mirëpo, qipriotët nuk u dorëzuan dhe vazhduan lojën e mirë, teksa në minutën e 63-të me një supergol të Tzionis kaluan sërish në epërsi.
Deri në fund ata arritën ta mbajnë këtë avantazh dhe arkëtuan tre pikët e radhës në grupin 2, në Ligën C të Kombeve, ku ndodhen edhe Kosova e Rumania.
Këtij grup i prinë Rumania me 12 pikë, tri më pak ka Kosova, ndërsa Qipro është e treta, në pozitën e fundit ndodhet Lituania pa pikë./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...