Publikohen formacionet zyrtare: Sllavia Praga – FC Ballkani

17:52 | 15 Shtator 2022
KRG

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Sllavia Praga- Ballkani, ndërshej kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Conference League.

Skuadra nga Suhareka do të jetë mysafirë në këtë ndeshje, ku do të përballet me një kundërshtarë tejet të fuqishëm.

Mirëpo, trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos ndryshojë formacionet startues (4-3-3), mirëpo ka bërë ndryshime në mesfushe dhe në mbrojte.

Kujtojmë që në ndeshjen e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte shumë afër fitores, mirëpo pësoi në minutat e fundit, ku Klub Cluj arriti ta barazoj rezultatin.

Ndeshja mes Sllavia Praga dhe Ballkani do të zhvillohet në ora 18:45 në stadiumin “Eden Arena” ë Republikën Çeke. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale