Pronari i Paris Saint Germainit është i bindur për të vendosur sulmuesin uruguaian në shitje kur të hapet sërish merkato e transferimeve verore.
Bazuar në një raport nga ‘Le Parisien’, drejtori ekzekutiv i gjigantit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka në plan të vendos sulmuesin Edinson Cavani në shitje gjatë merkatos së ardhshme verore, transmeton portali arbresh.info.

Sipas gazetës së lartpërmendur, vendimi i tillë është marrë për shkak të grindjeve të gjata të tij me sulmuesin Neymar, pavarësisht se Dani Alves është përpjekur për të zgjedhur gjithë këtë.
‘El Matador’, i cili është pjesë e gjigantit francez që nga sezoni 2013/14 dhe aktualisht ka marrëveshje deri në qershor të vitit 2020, është kërkuar së fundmi për transferim nga Evertoni derisa edhe një numër i madh klubesh evropiane janë në garë për shërbimet e tij.
Juventusi, ish klubi i tij – Napoli, Arsenali dhe Manchester United besohet se janë duke vëzhguar situatën e tij në Parc des Princes./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...