Paris Saint-Germain ka siguruar një fitore të madhe 2-4 ndaj Monaco në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Stade Louis II”, duke e forcuar pozitën në krye të tabelës së Ligue 1.
PSG ka pasur pati një fillim të mirë, ku Hakimi ka qenë pranë golit që në minutën e katërt, por goditja e tij është ndalur nga shtylla.
Në anën tjetër, Monaco ka kërcënuar me Eliesse Ben Seghir, por Gianluigi Donnarumma ka reaguar duke e ruajtur portën.
Një incident i ndodhur në pjesën e parë kur Breel Embolo është përplasur me portierin Donnarumma, ka detyruar portierin italian të largohet nga fusha.
Pavarësisht kësaj, PSG e ka gjetur avantazhin në minutën e njëzet e katërt përmes Doue, i cili ka shënuar.
Në pjesën e dytë, Monaco ka reaguar, ku në minutën e pesëdhjetë e tretë, Ben Seghir ka barazuar nga pika e bardhë pas një prekjeje të topit me dorë nga Marquinhos. Shtatë minuta më vonë, Embolo ka shënuar për të kaluar vendasit në epërsi, por Dembele është kujdesur që PSG ta barazojë shpejt, duke përfituar nga një situatë kaotike brenda zonës.
Në fund të ndeshjes, Ramos, i futur si zëvendësues, ka realizuar duke rikthyer avantazhin për PSG-në. Në minutat shtesë, Dembele ka shënuar golin e tij të dytë për të vulosur fitoren dhe për ta çuar në dhjetë pikë diferencën me Monacon, që ndodhet në vendin e tretë me tridhjetë pikë./rtk
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës