Paris Saint-Germain po përgatitet të transferojë sulmuesin gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund, pas miratimit nga trajneri Luis Enrique.
23-vjeçari është një nga emrat më të kërkuar në treg për shpejtësinë, aftësinë për të krijuar diferencë dhe potencialin e madh për të ardhmen.
Karriera e tij në Dortmund është e qëndrueshme, por faktorë personalë, përfshirë dëshirën për një jetë në një qytet të madh evropian, po e shtyjnë drejt një kalimi.
Luis Enrique e sheh si një lojtar të ri, ambicioz dhe me perspektivë afatgjatë.
Borussia Dortmund kërkon 75 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër e lartë, por e pritshme për tregun aktual të futbollit.
PSG është e gatshme të nisë negociatat, duke mbështetur dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të zhvilluar më tej karrierën e tij.
Mbërritja e Adeyemit në Paris pritet të sjellë thellësi dhe fleksibilitet në sulmin e PSG-së, duke i dhënë skuadrës mundësi të ndryshojë skemat taktike dhe të rrisë kërcënimin në hapësirat kundërshtarit.
Për lojtarin, ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i ofruar mundësinë të luajë në një klub me ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin francez.
Ndërsa Dortmund mbron investimin e tij dhe PSG përgatit strategjinë e rinovimit të sulmit, vendimi për të ardhmen e Adeyemit pritet të merret përmes negociatave intensive gjatë afatiti kalimtar verorë.
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...