Paris Saint-Germain ka shkruar histori ditën e shtunë, ku fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë, duke mposhtur Interin në finale me rezultat 5-0.
Me këtë triumf ata arritën një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar tripletën, pasi u shpallën kampion të Francës dhe fituan kupën, shkruan Arbresh.info.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme që e ëndërron çdo skuadër, por pak e kanë fatin ta mbërrijnë.
PSG është bërë vetëm skuadra e nëntë në histori të futbollit që e arrin këtë sukses, pas Celticut, PSV, Manchester Unitedit, Barcelonës, Interit, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.
Barcelona dhe Bayerni e kanë fituar nga dy herë tripletën.
Trajneri i Parisit e cili e udhëhoqi skuadrën franceze në këtë sukses gjithashtu hyri në histori duke u bërë vetëm kryetrajner i dytë në histori të futbollit që arrin të fitojë dy tripleta, madje me skuadra të ndryshme.
Këtë e ka bërë vetëm Pep Guardiola i cili fitoi tripletë me Barcelonën në vitin 2009 dhe Manchester Cityn dy vite më parë.
Luis Enrique tripletën e parë e fitoi në sezonin 2014/15 me Barcelonën./Arbresh.info
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...