Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të Ligës Franceze të Futbollit (LFP).
Mbappe, i cili u largua nga PSG për t’u bashkuar me Real Madridin në fund të sezonit të kaluar, pretendon se klubi francez i detyrohet 55 milionë euro për paga dhe bonuse. Megjithatë, PSG thotë se Mbappe kishte rënë dakord të hiqte dorë nga kjo shumë në gusht 2023.
Pas vendimit të komisionit të LFP-së të enjten, PSG ka reaguar duke thënë se rasti duhet të zgjidhet nga një gjykatë tjetër ligjore.
Avokatët që përfaqësojnë të dyja palët janë takuar të mërkurën.
PSG ka deklaruar se në vijim do të prezantojë të gjitha faktet rreth rastit./rtk
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...