Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mesa duket do jetë pasuesi i Kylian Mbappes edicionin tjetër te PSG.
Francezi dëshiron të transferohet te Real Madrid pas Kampionatit Evropian, andaj PSG nuk do të pres dhe ka përgatitur ofertë të rëndësishme për Juventusin, transmeton lajmi.net.
Klubi italian do pranojë shitjen e Ronaldos, por paga e lartë ndoshta mund t’i shkaktojë probleme “Parisienëve”, ngase lojtari fiton hiq më pak se 30 milionë euro në vit.
Me Ronaldon në skuadër, PSG beson se do ishte e mjaftueshme që t’i ndihmojë Neymarit të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu sulmuesi Mauro Icardi mund të bëhet pjesë e ‘operacionit’ duke u shkëmbyer me portugezin.
Ronaldo pritet të largohet nga Juventus me 101 gola në 133 ndeshje, statistika vërtetë të frikshme duke marrë parasysh që është 36 vjeç./
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...