Paris Saint Germaini është i gatshëm për shfrytëzojë sulmuesin Edinson Cavani në ofertën e tyre për të nënshkruar me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
E ardhmja afatgjate e Ronaldos në Madrid është e paqartë dhe fituesi aktual i Topit të Artë raportohet se dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë nëse vendos për të nënshkruar kontratë të re në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi ka qenë një shënjestër afatgjate e Paris Saint Germainit, i cili është në kërkim për të krijuar një treshe në sulm të përbërë nga Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappe.
Dhe, në mënyrë për të reduktuar çmimin e marrëveshjes, përfshirë këtu bindjen e Madridit për të shitur Ronaldon, gjiganti francez është i përgatitur për t’i ofruar sulmuesin Edinson Cavani atyre si pjesë e ofertës.
Ronaldo gjithashtu nuk është në formë të mirë në La Liga pasi ka arritur të realizojë vetëm katër gola deri tani./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...