Manchester United ndoshta do ta mbajë mesfushorin Paul Pogba në verë, pasi PSG-ja duhet të ‘thyejë’ bankën për të nënshkruar me të.
Pogba është i lidhur me largimin nga “Old Trafford” dhe PSG momentalisht është skuadra më e interesuar.
Juventus dhe Real Madrid e kanë kërkuar francezin në të kaluarën, derisa ka pasur raportime që i është ofruar edhe Liverpoolit.
Mediumi francez, La Parisien; raporton se “Djajtë e Kuq” i kanë vendosur Pogbas çmim prej 85 milionë funte.
Kjo nënkupton që PSG-ja që ka nënshkruar me Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma gjatë verës, nuk mund të paguajë edhe kartonin e Pogba.
Ndërkohë, disa media raportojnë që ka negociata edhe mes lojtarit dhe Unitedit për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...