Real Madridi ka regjistruar një fitore mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Bernabeu.
‘Los Blancos’ kanë mposhtur me rezultat tronditës 6 me 0 skuadrën turke Galatasaray në takimin e zhvilluar në Madrid në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Rodrygo shkëlqeu duke shënuar hat-trick, Karim Benzema realizoi dy gola ndërsa kapiteni Sergio Ramos shënoi nga pika e bardhë.
PSG me një fitore minimale ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Francës mposhti me rezultat 1 me 0 skuadrën Clubb Brugge në takimin e zhvilluar në Parc des Princes.
Tottenhami nga ana tjetër mposhti thellë 4 me 0 skuadrën serbe Crvena Zvezda në takimin e zhvilluar në Beograd të Serbisë.
Atalanta dhe Manchester City ndanë pikët duke barazuar me rezultat 1 me 1, ndërsa Leverkuseni befasoi Atleticon e Simeones duke fituar 2 me 1./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...