PSG ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor lidhur me gjendjen e sulmuesit Ousmane Dembele.
Francezi u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 27 minutash në përballjen e Champions League kundër Monaco, duke ngritur shqetësime të mëdha te kampionët francezë.
Dembele pësoi një dëmtim në pulpën e majtë, duke rikthyer frikën për një mungesë më të gjatë, sidomos pasi ai kishte kaluar tri javë jashtë fushave për një problem të ngjashëm.
Megjithatë, sipas raportimeve të L’Equipe, lojtari ka marrë sinjale pozitive nga ekzaminimet e para mjekësore. Dëmtimi nuk konsiderohet serioz siç u frikësua fillimisht dhe pritet që ai të mungojë rreth dhjetë ditë.
Nëse konfirmohet ky afat, Dembele rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit ndaj Monacos në Champions League. Testet shtesë që do të kryhen në ditët në vijim do të japin përgjigjen përfundimtare mbi kohën e rikthimit të tij në fushë./Arbresh.info
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...