Paris Saint-Germaini është nikoqir i Reims në Parc des Princes, ku zhvillohet ndeshja e parafundit sezonale në Ligue 1.
Kampioni në fuqi i Francës ndodhet tri pikë prapa Lille, ashtu që fitoret në dy takimet e mbetura janë të domosdoshme dhe më pas do të presë gabimin e liderit.
Reims akoma nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, ashtu që do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.
Planet për këtë takim i kanë bërë dy trajnerët, Mauricio Pochettino dhe David Guion, të cilët i kanë përgatitur skuadrat që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Dagba, Marquinhos, Kehrer, Bakker; Ander Herrera, Danilo; Di María, Neymar, Draxler; Mbappe.
Formacioni startues i Reims: Rajkovic; Foket, Faes, Abdelhamid, Konan; Cassama; Cafaro, Munetsi, Chavalerin, Mbuku; Dia.
Lideri i kampionatit, Lille, në këtë xhiro luan kundër skuadrës së Saint-Etienne. /Telegrafi/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...