Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit francez.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit të cilët realizuan përmes Lucas Stassin në minutën e nëntë për rezultatin 1-0.
Pas këtij goli të pësuar erdhi reagimi i PSG-së të cilët në vazhdim u treguan të pamëshirshëm duke realizuar plotë pesë gola.
Për të barazuar rezultatin u përkujdes Goncalo Ramos i cili në minutën e 43-të u tregua i saktë nga penalltia për 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët gjetën menjëherë golin e përmbysjes përmes Khvicha Kvaratskhelia (50’) i cili realizoi për 2-1 pas një gabimi amatoresk të lojtarëve vendas.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më vonë në skenë doli Desire Doue (53’) i cili shfrytëzoi një tjetër gabim të vendasve për rezultatin 3-1.
Për rezultatin 4-1 u përkujdes Joao Neves i cili realizoi gol në minutën e 62-të, teksa për 5-1 në skenë sërish doli Doue i cili realizoi golin e tij të dytë në minutën e 67-të.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes i riu Ibrahim Mbaye, i cili në minutën e 90-të shënoi për 6-1 pas asistimit të Bradley Barcola./Telegrafi/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...