Klubi francez, Paris Saint-Germain, është I gatshëm ta padisë Barcelonën në FIFA për mesfushorin e skuadrës së tyre, Adrien Rabiot.
Kampionët spanjollë janë të interesuar për transferimin e mesfushorit francez në mënyrë që ta përforcojnë skuadrën e tyre në atë pjesë të fushës, por PSG-së nuk i ka pëlqyer fakti që Barcelona e ka kontaktuar Rabiotin pa i kontaktuar fillimisht atë, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa, raportohet se klubi katalonas është i habitur nga ky kërcënim, pasi që ata thonë se fillimisht e kanë kontaktuar PSG-në për t’i treguar se janë të interesuar për Rabiotin. Sipas tyre, PSG-në e kanë kontaktuar drejtori sportiv, Pep Segura, dhe sekretari teknik, Eric Abidal.
Rabiotit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në. Për këtë arsye, Barcelona nuk dëshiron të paguajë më shumë se 50 milionë euro për të, pasi që ai do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten