Paris Saint Germain është duke shpresuar për të blinduar superyllin Neymar në klub.
Siç thuhet në një raport së fundmi nga gazeta franceze Le10 Sport, drejtori sportiv Leonardo tashmë ka qenë në kontakt me sulmuesin brazilian dhe është diskutuar në lidhje me këtë temë, transmeton portali arbresh.info.
Paga e tij aktuale në Francë është 630 mijë funta për javë, por ata janë të gatshëm për t’ia përmirësuar edhe më shumë kushtet.
Sulmuesi ka shpenzuar gjithë verën e kaluar duke u përpjekur për rikthim te Barcelona, por një lëvizje e tillë nuk ishte e suksesshme.
Gjiganti katalunas kishte shtruar dy oferta për 27-vjeçarin, por PSG refuzoi gjithçka./arbresh.info/
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...