PSG fiton spektaklin ndaj yjeve të klubeve saudite

20:26 | 19 Janar 2023

Paris Saint – Germain kanë fituar miqësoren e luksit në Riad të Arabisë Saudite duke mposhtur me rezultat 4-5 një ndeshje me yje Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG. Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) shënuan për  Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) Marquinhos (43’), Ramos (53’), Mbappe (60’) dhe Ekitike (78’).

Skuadra ku luajnë Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar ia ka dalë që ta mposhtë skuadrën e Al Nasr & Al Hilal all Stars, një skuadër kjo e kombinuar me yjet të Pro Lig të Arabisë Saudite.

Qysh në fillim të ndeshjes PSG shënuan golin e parë në këtë ndeshje që erdhi në minutën e tretë. Neymar gjeti në mënyrë perfekt Messi që finalizoi për rezultat 0-1.

Megjithatë, një ndërhyrje e Bravos në fytyrë në Ronaldon bëri që gjyqtari të akordoi penallti për vendasit. Atë në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-të.

PSG u mendua që do të këtë vështirësi pasi që mbeti me një futbollist më pak kur Juan Bernat u ndëshkua me karton të kuq për shkak të faullit që shkaktoi në lojtarin e fundit të Al Nasr & Al Hilal all Stars.

Megjithatë, në minutën e 43-të Kylian Mbappe gjeti në mënyrë të përkryer mbrojtësin Marquinhos që finalizoi për t’i kaluar në epërsi përsëri vendasit.

Por, Al Nasr & Al Hilal all Stars nuk u dorëzua dhe shënuan gol në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Përsëri i saktë për të shënuar ishte Ronaldo.

Pjesa e dytë përsëri nisi më mirë për PSG të cilët erdhën të goli në minutën e 53-të, kur Kylian Mbappe përsëri do të asistonte, kësaj radhe për mbrojtësin tjetër të skuadrës së tij Sergio Ramos.

Tre minuta më vonë Al Nasr & Al Hilal all Stars, shënoi golin e barazimit. Martinez krosoi për Hyun-Soo që shënoi me kokë për rezultat 3-3.

PSG kaloi përsëri në epërsi, kësaj radhe Mbappe shënoi gol nga penalltia për rezultat 3-4.

Pas kësaj shumica e futbollistëve yje të PSG dolën nga fusha, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon derisa PSG shënoi edhe golin e pestë pas një kundërsulmi të shpejt, ku i saktë ishte Ekitike.

Krejt në fund, Talisca i Al Nasr & Al Hilal all Stars shënoi golin e fundit në këtë takim.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-5.

Shpërndaje në rrjete sociale