Paris Saint-Germaini ka mposhtur Brestin në shtëpi me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit francez.
Të parët që kaluan na avantazh ishin mysafirët që realizuan përmes Romain Del Castillo në minutën e 29-të nga pika e bardhë për 1-0.
Vendasit arritën që të barazojnë rezultatin pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me anë të Ousmane Dembeles që realizoi më kokë për 1-1 pas asistimit të Marco Asensios.
Pas shumë përpjekjeve në pjesën e dytë, PSG-ja ia doli që të gjejë fillimisht golin e rikthimit dhe më pas atë që vulosi përfundimisht fituesin e takimit.
Fabian Ruiz (73’) realizoi një gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Achraf Hakimit, ndërsa për 3-1 u përkujdes Ousmane Dembele që realizoi në minutën e 74-të të sfidës.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në po aq ndeshje në kampionat për PSG-në teksa ata po vazhdojnë si lider i tabelës me 12 pikë të grumbulluara.
Të besuarit e Luis Enriques do të rikthehen në aksion sërish në mesajvë, ku do të takohen me Gironën në kuadër të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...