PSG është para Juventusit, Chelsea dhe Manchester Cityt në garë për yllin e Bayern Munich, David Alaba.
Austriaku është i gatshëm që të largohet si agjent i lirë në verë, ose të shitet gjatë janarit nëse “Bavarezët” nuk do e lejojnë të largohet pa para, transmeton lajmi.net.
Juventusi shihet si destinacion i mundshëm së bashku me Chelsean dhe Manchester City.
Por, sipas medies gjermane, Kicker, PSG i është bashkuar garës furishëm dhe janë të gatshëm të paguajnë pagesat e larta vjetore me vlerë 20 milionë euro.
28-vjeçari thuhet se pos 20 milionë eurove pagesë sezonale, ka kërkuar edhe 20 milionë euro shtesë nga cilado do skuadër që dëshiron ta blejë.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...