Legjenda e Barcelonës, Xavi beson që Paris Saint Germain është favorit për të vazhduar tutje në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.
Madridi është duke kaluar në një sezon mjaftë të vështirë dhe aktualisht qëndrojnë 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga, por do të përballen në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Zinedine Zidanes synon të fitoj trofeun evropian për herën e tretë radhazi dhe javën e ardhshme do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër PSG-së.
Xavi, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë gjatë kohës së tij te Barcelona, ka thënë se derisa pret që një Real Madrid të përmirësuar dukshëm, lideri në Liga 1 – PSG e meriton të jetë favorit.
“Mendoj që PSG është një skuadër spektakoloare që është e krijuar për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai për ‘RMC’. “Por, nuk është mirë për tu përballur me Madridin për momentin. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, megjithëse unë mendoj që PSG është favorit për shkak të formës së tyre”
“Kjo është një gjysmëfinale, jo xhiroja e 1/8-së. Nuk kishte aspak fat në short”
“Të gjithë e dinë që Madridi ka një ADN me fitore në këtë kompeticion. Herët apo vonë, PSG do ta fitoj Ligën e Kampionëve, por Real Madridi do të shfaq më të mirën në Ligë të Kampionëve për shkak se ashtu siç e thashë, ata kanë një ADN me fitore, veçanërisht në Ligë të Kampionëve”
“PSG është më shumë favorit, por jam i sigurt që Real Madridi do të shfaq më të mirën prej tyre”
Ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së zhvillohet më 14 shkurt./arbresh.info/
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...