Asnjë klub në botën e futbollit duket se nuk është ndierë më keq se Paris Saint Germain të mërkurën.
Ëndrra e kampionit francez në Ligë të Kampionëve është shkatërruar nga kundërshtari i xhiros së 1/8-së, Barcelona, e cila bëri një rikthim befasues duke siguruar kalimin në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 6 me 5, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas u poshtërua nga PSG në takimin e parë pas fitores 4 me 0, por skuadra spanjolle arriti ta përmbysë një rezultat të tillë në takimin kthyes si nikoqir.
Kjo padyshim ishte tronditëse për Paris Saint Germainin që përmes një postimi në Twitter ka shprehur rrënimin e tyre.
“Përfundimi i Ndeshjes: Të shkatërruar”, shkruan PSG në profilin zyrtar në rrjetin social./arbresh.info

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...