
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 28: Achraf Hakimi of Real Madrid CF takes to the field for the start of the Copa del Rey, Round of 32, Second Leg match between Real Madrid and Fuenlabrada at Estadio Santiago Bernabeu on November 28, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Parisi e do Achraf Hakimin. Pas vetëm një sezoni në Serie A, ish mbrojtësi i Realit mund të sakrifikohet gjatë verës, pasi Interi ka probleme financiare për shkak të pandemisë.
Pas largimit të Antonio Contes, u kuptua edhe më shumë që shkaku i krizës financiare, Interi do të duhet të shesë disa nga lojtarët kyç me të cilët fitoi Serinë A pas 11 vitesh.
Leonardo, drejtori sportiv i parisienëve, është admirues i anësorit maroken dhe, siç raportohet nga RMC Sport, tashmë ka trokitur në derën e ish-ekipit të tij për të kuptuar hapësirën për manovrim. Braziliani mësohet se ka përfshirë edhe Leandro Paredes në marrëveshje.
Argjentinasi është një emër që lidhet në mënyrë ciklike me Interin, por, pavarësisht nga kërkesat e trajnerit të ri, në këtë moment në Milano vlerësojnë më shumë ofertat “cash”.
Për Hakimin nuk do të merret në konsideratë asnjë ofertë që është më pak se 55 milionë euro, aq më tepër që për kartonin e tij Interi ka derdhur 40 milionë euro në arkat e Real Madridit.
Edhe Hakimi dha sinjale largimi pas ndeshjes së fundit në Serie A, duke thënë se do të ishte i lumtur nëse qëndron te Interi, deklaratë që tregon se asgjë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në shtëpinë e kampionit të Italisë. /Gazeta Express/