Klubi parisien është i gatshëm t’i ofrojë një pagë tejet të lartë talentit të Monacos.
Kylian Mbappe ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të shkuar, pasi që me vetëm 18 vite mbi supe ai ishte ndër më meritorët në sukseset e Monacos.
Gjatë kësaj vere ai po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por në garë tani është futur edhe Paris Saint-Germain, që ofron dyfishin e asaj që janë të gatshëm të paguajnë ‘Los Blancos’ për lojtarin. Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do t’i ofrojë Monacos 105 milionë euro për ta lënë lojtarin të transferohet në Paris.
Derisa paga e Mbappes do të shkojë përmbi 10 milionë euro në vit, kurse Reali nuk pranon ta paguajë më shumë se pesë milionë.
Megjithatë sipas medieve franceze, vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, i cili ka thënë më herët se do të pëlqente të luante tek Reali.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri