Arsene Wenger mund të jetë në prag të rikthimit në futboll, pasi gjiganti në Liga 1 – Paris Saint Germaini thuhet se është i interesuar për të punësuar ish trajnerin e Arsenalit si drejtor të futbollit të tyre.
Wenger ka pushuar një kohë qysh pas largimit nga Arsenali verën e kaluar pas 22 viteve të paharrueshme në detyrë te klubi në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Por, francezi mund të rikthehet së shpejti në futboll derisa ‘RMC’ është duke raportuar që PSG e do atë në punë së bashku me trajnerin aktual Thomas Tuchel.
Tuchel ka drejtuar PSG-në drejtë fitores së nëntë radhazi në Liga 1 qysh pasi mori detyrën si një zëvendësues i Unai Emery, i cili tashmë ka zëvendësuar Wengerin në Arsenal.
Por, gjermani thuhet se është duke u përplasur me drejtorin sportiv Antero Henrique dhe PSG ka vënë në shënjestër Wengerin për t’i dhënë fund zënkës mes trajnerit dhe bordit./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...