Paris Saint Germaini ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjen e xhiros së pestë në Liga 1 kundër FC Metz.
Gjiganti francez ka mposhtur me rezultat të thellë 1 me 5 skuadrën nikoqire në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumin Stade Saint Symphorien, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Edinson Cavani ishte autori i dy golave në këtë takim (31′) (75′), ndërsa dy lojtarët tjetër të mrekullueshëm në front, Kylian Mbappe (59′) dhe Neymar (69′), realizuan nga një gol para se Lucas Moura të mbyllte gjithçka (87’).
Kylian Mbappe, i cili hapi llogarinë e tij në ndeshjen debutuse pas transferimit në formë huazimi nga Monaco, realizoi gol të bukur jashtë nga zona e penaltisë, ashtu siç bëri ish ylli i Barcelonës – Neymar dhjetë minuta më vonë.
Nikoqirët golin e vetëm e realizuan në minutën e 37′ përmes sulmuesit Emmanuel Riviere, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Mathieu Dossevi.
Skuadra e trajneri Unai Emery tani qëndron në krye të tabelës me gjithsej 15 pikë, ndërsa Metz qëndron në fund të tabelës me 0 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat më poshtë:
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...
Ronaldo: Po afrohet fundi i karrierës sime, dua të shijoj çd...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan, vonesa dhe vështir...
Irani i dërgon ShBA-së propozimin e fundit në negociatat për...
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...