Telenovela e së ardhmes së Kylian Mbappe ka hyrë në seritë e fundit.
31 Korriku konsiderohet si dita vendimtare për fatin e sulmuesit, i bindur për tu larguar nga PSG.
Francezët i kanë vendosur kusht sulmuesit, që në rast se nuk rinovon të paktën edhe për një sezon, do të shitet në muajin gusht te skuadra që ofron më shumë.
Në letrën e dërguar në adresë të 24-vjeçarit i është kërkuar që të firmos përtej 2024 për të shmangur humbjen e tij me parametra zero, çka do të ishte dëm i madh ekonomik për kampionët e Francës.
Për kartonin e lojtarit, parisienët synojnë të përfitojnë deri në 200 milionë Euro. Nga kjo situatë duket se përfiton Real Madrid, me gjigantin spanjoll që besohet se ka marrë përgjigje pozitive nga futbollisti.
Pavarësisht se PSG nuk dëshiron të bëj marrëveshje me spanjollët, rasti Mbappe mund të bëj përjashtim, pasi oferta parashikohet të jetë më e lartë nga klubi Los Blancos.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, megjithëse, duket se fati i nënkampionit të Botës është vulosur dhe shumë shpejt mund të prezantohet si lojtari i ri i Real Madrid.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...