Manchester United shihet si favoriti i vetëm për të transferuar mbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly sepse PSG ka hequr dorë.
Senegalezi cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe është i lidhur me kalimin në “Old Trafford” që prej kohës kur Jose Mourinho ishte në stol, transmeton portali arbresh.info.
Disa klube janë të interesuara për Koulibaly-n, i cili është pjesë e Napoli-t që nga viti 2014.

Napoli ka vendosur ta lejojë Koulibaly-n të largohet edhe pse në të kaluarën kanë refuzuar oferta me vlerë 90 milionë euro, mirëpo pandemia e koronavirusit ka ndikuar që lojtari mund të shitet për 70 milionë euro.
Sipas L’Equipe, PSG ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Koulibaly, pasi ka parasysh interesimin e madh të United për lojtarin.
Thuhet se gjiganti anglez e sheh 28-vjeçarin si partneri ideal për Harry Maguire./arbresh.info.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...