Paris Saint-Germain dhe Juventus janë në bisedime të avancuara për një shkëmbim mes Layvin Kurzawas dhe Mattia De Sciglios.
Raportohet se negociatat po përparojnë me shpejtësi, me Kurzawan që është i etur për të kaluar te klubi nga Torino brenda ditëve të ardhshme.
L’Equipe dhe Sky Sport Italia shkruajnë se kjo marrëveshje mund të ketë një përfundim që në fundjavë.
Edhe eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio e konfirmon të njëjtën gjë.
Arsenal kishte treguar gjithashtu interes të fortë për 27-vjeçarin francez, kontrata e të cilit me PSG-në do të skadojë në fund të sezonit.
Ai ka bërë vetëm 14 paraqitje në këtë vit me klubin parisien.
De Sciglio është gjithashtu 27 vjeçar dhe i çmuar te Juve, pasi mund të luajë në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtjes.
Ish-produkti i akademisë së të rinjve të Milanit është i lënduar, por këtë vit ka luajtur në nëntë ndeshje për Bianconerët.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...