Barcelona ka marrë lajmin e keq, meqenëse nuk ka mbështetjen e lojtarëve që t’i zbresin pagat.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, shumica e klubeve janë në krizë financiare dhe për të dal nga kriza kanë arritur me lojtarët që të zbresin pagesat për 10% ose më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka propozuar që 30% të pagesave të ndalën, por të gjithë lojtarët kanë refuzuar përpos Ter Stegen, Clement Lenglet dhe Frenkie de Jong.

Sipas AS, vetëm tre lojtarë në fjalë kanë pranuar t’i zbresin pagat, kurse të gjithë të tjerët kanë dhënë përgjigje negative.
Gjëja interesante ishte se edhe liderët si Lionel Messi, Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto ishin kundër, andaj mbetet të shihet propozimi i radhës nga klubi blaugranas./arbresh.info.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...