Prizreni po vazhdon të prodhojë sportistë kulminant, për të cilën gjë do të përkujdesemi që përkrahja, në çfarëdo forme, të mos mungojë.
Kryetari Shaqir Totaj priti sot Kampionin e Kupës së Botës “Poreç 2022” (Kroaci) në karate, në ketegorinë e tij, Aulon Nuridini, që trumfoi në këtë garë, në finale ndaj kundërshtarit spanjoll.
Së bashku me kampionin, ishin edhe trajnerja e tij, nga klubi i karatesë “Eagle”, Elona Kolgeci dhe Kryetari i Federatës së Kosovës në Karate, Avni Gashi, të cilët, Kryetari Totaj, i siguroi se fusha e sportit është prej çështjeve të rëndësishme të qeverisjes lokale dhe se është ndër prioritetet e tij.
Fëmijët si Auloni janë model i fëmijëve të Prizrenit që, përveç rezultateve të shkëlqyeshme në shkollë, me diciplinë të jashtëzakonshme, arrijnë kulmet e suksesit./arbresh.info/


Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë