Prishtina ka bërë sot zyrtar transferimin e mbrojtësit holandez Gladwin Curiel, i cili vjen nga skuadra e Volendam.
Njëzet e tre vjeçari së fundmi ka luajtur në kategorinë e dytë të futbollit holandez dhe pritet të forcojë repartin defensiv të bardhekaltërve.
“Kam nderin që jam pjesë e ekipit më të madh në Kosovë. Kam ardhur këtu me objektiva të qarta ta jap 100% tim për ta ndihmuar Prishtinën ta fitoj titllun dhe kupën. Do ta bëjë më të mirën për këtë fanellë”, ka thënë holandezi.
Klubi kryeqytetas ka pasur një verë të vështirë në arenën ndërkombëtare, duke u eliminuar fillimisht nga Sheriff Tiraspol në Europa League dhe më pas edhe nga Larne në Conference League.
Tani vëmendja e Prishtinës kthehet te kampionati vendor, i cili nis këtë muaj. Në xhiron e parë të Superligës, më 17 gusht, bardhekaltërit do të përballen në udhëtim me Dukagjinin.
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...