Prishtina e ka fituar derbin e javës së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Pejës me rezultat 85:72.
Mbrëmja e sotme (e shtunë) ka rikthyer pas një kohe të gjatë derbin e vjetër të basketbollit në Kosovë.
Peja ka qenë nikoqir i Prishtinës në përballjen e zhvilluar në palestrën “Karagaq”, e cila e ishte e stërmbushur dhe krijoi atmosferë të madhe.
Megjithatë, ishin mysafirët të cilët triumfon në këtë takim duke qenë në epërsi gjatë gjithë ndeshjes.
Çereku i parë i këtij takimi përfundoi me rezultat 20:13 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti u fitua 18:17 nga Peja duke shkuar në pushim me rezultat 37:31.
Në pjesën e dytë apo më saktë në çerekun e tretë u zhvillua lojë e barabartë duke përfunduar 24:24, ndërsa çereku i katërt vulosi fitoren e Prishtinës, pasi fituan 24:17 apo me rezultat përfundimtar 85:72.
Te Prishtina më i dalluari ishte Fahro Alihodzic me 21 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Peja u dallua Henrik Sirko me 15 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.
https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/2847013161976416
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...