Prishtina është rikthyer tek fitorja në Superligën e Kosovës në futboll pas tri ndeshjeve pa fitore.
Bardhekaltrit mposhtën Lirinë, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 23-të, shkruan Arbresh.info.
Fitorja erdhi falë tre golave të kryeqytetasve në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Ardian Muja i cili realizoi për epërsinë fillestare në minutën e 61-të.
Kurse Kreshnik Uka dyfishoi epërsinë nëntë minuta më vonë.
Për të vulosur fitoren u përkujdes Leotrim Kryeziu në minutën e 87-të.
Ndërsa golin e nderit për Lirinë e shënoi Gjumsi në minutën e pestë shtesë.
Pas kësaj fitore Prishtina ndodhet në pozitën e pestë me 34 pikë, kurse Liria është e fundit me 10 pikë në tabelë./Arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...