Pasi mbrëmë eliminuan Pejën dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina ka një lajm tjetër për tifozët e saj.
Bardhekaltrit disa minuta më parë zyrtarizuan prurjen e re në klub, Cory Reeves, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Reeves është 27-vjeçar dhe luan në pozitat 2/3. Ai këtë sezon e ka nisur tek skuadra Ballkan në Bullgari, ku ka luajtur me një mesatare prej 7.5 pikëve.
Ndërsa më parë ai ka djersitur fanellën ERA Nymburk në Çeki si dhe Spisski Ryteri në Sllovaki.
Sigal Prishtina pas 10 ndeshjeve në elitën e basketbollit numëron gjashtë fitore e katër humbje, teksa ndeshjen e radhës e luan ndaj Pejës në fundjavë./Arbresh.info
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...