Prishtina ndahet me dy futbollistë

14:42 | 14 Dhjetor 2022
K.B

Fc Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Gentrit Dumanin dhe Marclei Cezar Santos.

Në një komunikatë për media, klubi nga kryeqyteti falënderoi dy futbollistët për kontributin e dhënë.

Ky është njoftimi i Prishtinës:

Faleminderit Gentrit Dumani e Marclei Cezar Santos!

Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga FC Prishtina.

Ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.

Klubi jonë i falëndëron për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellēn “bardhekaltër”.

FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Shpërndaje në rrjete sociale