Feronikeli ka arritur t’i kthehet fitoreve në ndeshjen derbi ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar me rezultat 2 me 3 në ndeshjen si mysafirë në kryeqytet të zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja nisi me një ritëm të shpejtë pasi nikoqirët gjetën golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë duke shënuar nga pika e bardhë me anë të Januzit para se Caroca Jean të barazonte gjithçka katër minutave më vonë.
Skuadra nën udhëheqjen e Armend Dallkut siguroi sërish epërsinë duke shënuar për 2 me 1 gjatë pjesës së dytë me anë të Miftarajt.
Sidoqoftë, Feronikeli barazoi shifrat dhjetë minuta më vonë me anë të Lladrovit për 2 me 2.
Goli i fitores u shënua Carioca Jean vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit./arbresh.info/
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...