Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Don Polloshka pësoi dëmtim të rëndë në sfidën e 20-të të Superligës së Kosovës, të cilën ekipa kryeqytetase e humbi nga Vëllaznimi 74-69.
Pas ekzaminimeve mjekësore del se organizatori i lojës së Prishtinës, ka pësuar këputje të tetivës së Akilit, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Polloshka do të operohet ditëve në vazhdim, derisa sezoni për të ka përfunduar.
Sa i përket periudhës së rikuperimit, ajo do të zgjasë rreth nëntë muaj. Për fat të keq, Doni pësoi lëndim të ngjashëm edhe disa vite më parë, ku dëmtimi e mbajti jashtë parket për një vit.
Sigal Prishtina ndodhet në një situatë të vështirë me lëndime, ku mungojnë tash e disa kohë edhe Arian Azemi, Daniel Lekndreaj e Deondre Burns./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...