Sigal Prishtina ka arritur të mposht skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 72-64 në kuadër të çerekfinales së parë të Play-offit në basketbollin kosovar.
Në këtë ndeshje të balancuar Prishtina u tregua më e mirë në çastet e fundit dhe arriti të siguroj fitoren e parë në këtë seri të play-offit, shkruan Arbresh.info.
Henrik Shirko ishte lojtari më i dalluar në fitoren e kryeqytetasve me 18 pikë të shënuar.
Kontribut të madh dha e Donte Clark që shtoi edhe 15 pikë, shtatë kërcime e tre asistime.
Ndërsa tek mysafirët Jalen Ray luajti me 16 pikë, teksa me nga 14 sosh luajtën edhe Daniel Lekndreaj e Jordan Dallas.
Sfida e dytë e kësaj serie luhet të martën në Gjakovë.
Kurse fituesi i kësaj çerekfinale në gjysmëfinale të Play-offit do të takohet me Trepçën.
Kujtojmë se bardhekaltrit në këtë ndeshje u parqiten pa Dardan Berishën e Derrick Wilson./Arbresh.info/
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...